
Andi Bushati thotë se nuk ka asnjë mundësi, që Erion Veliaj të mos ketë dijen për korrupsionin që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës me kompaninë e drejtorëve, "5D Konstruksion".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se të gjitha faktet e prezantuara deri tani, tregojnë se pa bekimin e një fuqie më të madhe, siç është titullari, nuk mund të ndodhë një aferë e tillë. Analisti deklaroi se "5D" ka qenë një skemë për të bërë para dhe për të blerë vota.
"Pse dyshohet që këtu është Veliaj? Unë jam i bindur që këtu është Veliaj. Këta ngrejnë kompaninë që japin paratë e bashkisë. Si ndodh kjo? Nuk janë vetëm pesë drejtorë. Pamë një drejtorëshë tjetër, që jep passwordet e tenderit. Një tjetër i kalon kompanisë private të skualifikojë konkurentët. Kjo do të thotë që edhe drejtorët e tjerë nuk po e bëjnë se janë Qato me Mollën, por dinë se është "i pari". Nuk shkojnë në burg për të bërë lek Molla dhe Qato, por se janë ushtarë të Erion Velisë. Këta kalojnë lekët e vjedhura dhe i çojnë te hoteli. Po ne e dimë, është kollaj të marrësh statusin e investitorit special, po nuk pate mik Edi Ramën dhe Erion Veliajn?
Këta që kanë vjedhur taksat tona, kur investojnë si të tyret nuk paguajnë taksa. Ka arritur absurdi deri në fund. Po paratë që kanë vejdhur dhe nuk i investojnë në hotele dhe ndërtime, ku i çojnë?
Ata janë krerët e shtabit elektoral të Velisë, lekët e vjedhura i kanë investuar aty. Veliaj nuk ka si të mos e dijë nga vinin lekët. Organigrama e 5D është mbështetur nga Veliaj dhe është krijuar për të bërë para dhe që Veliaj të bëjë vota. Nuk ka shans, që Erion Veliaj të mos ketë dijeni". tha Bushati.
Lini një Përgjigje