
Gazetari, Trashgim Sokolaj ka deklaruar se dosja e çështjes së Xibrakës ka disa momente të dyshimta. Ai ka përmendur në “Ora News” arratisjen e Genci Xhixhës, po ashtu dhe mënyrën se si policia ka shkëputur ndjekjen e tij.
Sokolaj: Nëse e shikon me vëmendje dosjen e kësaj çështjeje, kupton që për vetë mënyrën si kanë rrjedhur ngjarjet, për vetë mënyrën se si u bë ndërhyrja e policisë në laboratorin e drogës në Xibrakë në janarin e vitit 2014, dosja ka disa momente të cilat janë të dyshimta ose të paqarta.
Pra janë disa lidhje që këputen dhe disa lidhje që nuk bëhen.
Dhe një prej këtyre momenteve përshembull me ato materiale që kam parë është arratisja e personazhit kryesor të kësaj çështjeje, unë besoj se është personazhi kryesor Genci Xhixha.
I cili në raportet e vëzhgimit, që ndodhen në dosje është ndjekur deri ditën e operacionit pra deri me datën 14 janar është ndjekur nga shërbimet e policisë deri në momentet e fundit kur është nisur në drejtim të Elbasanit dhe ka lëvizur dy herë në rreth rrotullimin e Saukut dhe më pas ka ndryshuar drejtimin e tij në drejtim të Tiranës duke humbur gjurmët.
Është i dyshimtë mënyra si policia ka shkëputur ndjekjen e tij, është i dyshimtë ndryshimi i destinacionit të këtij personi që ishte nisur për Elbasan dhe ka lëvizur makinën dy herë në rreth rrotullim dhe ka ndryshuar destinacion.
Lini një Përgjigje