
Sot u miratua në Kuvend me 110 vota ligji për Amnistinë Penale, nga i cili përfitojnë 1100 të dënuar dhe të paraburgosur.
Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj tha se duhet të kishte më shumë transparencë mbi atë se çfarë është miratuar. Ajo shton se publiku ende nuk e di se çfarë është votuar.
"Amnistia ndodh në të gjitha vendet e botës, organet kompetente reagojnë pasi kanë bërë një studim. Të tipit që personat janë rehabilituar është ulur rrezikshmëria e veprës etj. Janë disa numra qytetarësh që përfitojnë. Është parë e arsyeshme të bëhet amnisti për persona që janë gati të rifuten në shoqëri për t’u integruar në shoqëri. Që të vijë kjo duhet të ketë pasur një studim, shpresojmë të jetë bërë ashtu.
E parë në aspektin e miratimit të sotëm, ato që ngriti Poli janë të drejta. Ne sot nuk e dimë se cili ishte varianti i plotë i miratuar. Është ngritur një pretendim jo duan të amnistojnë këta që janë zyrtarë të SPAK. Ne nuk dimë çfarë kanë miratuar. Njëlloj transparence do ishte e mirë për publikun dhe për ata që kanë votuar", tha Imeraj për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje