
Koordinatori i Lëvizjes Politike “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar miratimin e amnistisë penale. Ai tha se në emër të amnistisë së qytetarëve iu ul dënimi të korruptuarve. Lapaj deklaroi se janë 15 vepra penale që lidhen me korrupsionn, për të cilat ka ulje ose falje dënimi.
Në këtë mënyrë u shpreh Lapaj, i themi SPAK-ut “Arrestoni ju, se i aminstojmë në”. Ai u shpreh se duke përdorur hallin e qytetarëve po u shërbejnë të korruptuarve.
“Nën kamuflimin për të bërë amnisti për njerëzit e thjeshtë të vendit, po amnistohen të korruptuarit në Shqipëri. Janë 15 vepra penale që kanë të bëjnë me korrupsionin. Kjo ndodh kur ne duam që të luftojmë korrupsionin. Mesazhi që shkon për prokurorët e SPAK është që arrestoni ju, se i amnistojmë ne.
Pse opozita e vendit futi amandament për të amnistuar këto vepra? Çfarë interesi ka opozita? Është banale që ai që pret drutë nuk përfiton, ndërsa të korruptuarit e ata që shkatërrojnë pyjet amnistohen. Kjo është amnisti që duke përdorur hallin e qytetarëve të zakonshëm, iu shërben të korruptuarve”, deklaroi Lapaj në "News24".
Lini një Përgjigje