TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 21:34

Shullaku për dosjen "Xibraka": Nëse do të ndodhte në një vend normal, do rrëzonte çdo qeveri

Shkruar nga Pamfleti

Shullaku për dosjen "Xibraka": Nëse do të ndodhte

Analisti Armand Shullaku është shprehur se Olsi Rama ka pranuar 2 fakte në reagimin e tij lidhur me dosjen “Xibraka”. Në analizën e tij, Shkullaku tha se, nëse diku tjetër, në një vend normal, fakti që vëllai i kryeministrit ka udhëtuar me makinën e trafikantëve, do të rrëzonte çdo qeveri.

"Olsi Rama në atë reagim pranoi dy gjëra. Ai thotë, po e kam përdorur atë makinë, por kjo nuk më bën fajtor. Dy e njoh njërin nga ata, por nuk njoh atë që thotë Bardhi. Vëllai i kryeministrit pranon se pranon një makinë, që sipas prokurorisë dhe gjykatës, është makina me të cilën trafikantët e kokainës lëviznin.

Tani imagjinoni sikur kjo ti ndodhte, vëllait të Sali Berishës. E imagjinoni çfarë do të kishte bërë Taulant Balla sot në parlament. Ose po shkoj në një vend normal. Imagjinoni që ti ndodhte presidentit francez, apo kancelarit gjerman që i vëllai përdorte makinën e trafikantëve ndërkombëtar të kokainës dhe e pranon vetë, që po e ka përdorur, por nuk jam trafikant. Dhe të dilte kancelari i Gjermanisë dhe presidenti francez të thoshte; Gazment B., ky njeri kështu, që do ta shaj shqiptarçe.

O zotëri, ka lidhje apo nuk ka lidhje, se çështja është se mund të mos jetë trafikant, por fakti se ai ka përdorur makinën e trafikantëve dhe ky fakt është mbajtur i fshehur unë mendoj se rrëzon çdo qeveri në një vend normal. Problemi që unë mendoj se është më i rëndi, është fakti se këtu polici, prokurori, gjykata e gjithë sistemi, paska mbajtur të fshehur një gjë që Bardhit mund ti jenë dashur 10 minuta për të verifikuar në sistemin TIMS se kush e ka përdorur këtë makinë. Dhe aty ka dalë se vëllai i kryeministrit me atë makinë, ka hyrë e ka dalë nga Shqipëria. Këtë nuk mund ta bënte dot prokuroria dhe policia", tha Armand Shkullaku në SYRI TV.

 

armand shullaku olsi rama dosja xibraka

Lini një Përgjigje