
Analisti Andi Bushati ka komentuar reagimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, pas arrestimit të kupolës së Bashkisë, të dyshuar për korrupsion me kompaninë "5D Konstruksion".
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", Bushati tha se Veliaj shfaqi sindromën e hajdutit në reagimin e tij, duke quajtur vjedhjen e 20 milionë euro, si një anomali të vogël.
"Më bëri përshtypje sindroma e hajdutit që del instiktivisht. Flitet që janë vjedhur mbi 20 milionë euro dhe si e përshkruan Veliaj? Një anomali e vogël thotë mund të prishë gjithë imazhin e suksesit. Vetëm një hajdut që luan me shifra kolosale mund ti duket shifër e papërfillshme.
Ore mirë t’u kapën drejtorët e 5D, por mos vidh shprehjen e Ramës që hanë kumbulla dhe dardha pas kurrizit, gjej një mënyrë tjetër. Edhe këtë e merr të gatshme. Këto gjëra më bënë përshtypje", tha Bushati.
Lini një Përgjigje