
Parlamenti Europian dhe presidenca e Këshillit arritën marrëveshjen e përkohshme për Planin e Rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor. Ky plan pritet të ofrojë 2 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi për partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor.
Negociatat mes dy institucioneve të BE-së, Parlamentit dhe Këshillit, u zhvilluan nën një presion të madh kohor. Plani duhet të votohet nga Parlamenti, përpara zgjedhjeve të qershorit ku do të formohet një parlament i ri.
Nëse ky plan-marrëveshje nuk votohet përpara zgjedhjeve për Parlamentin e ri Europian, do të mbetet në dorë të Parlamentit që do të formohet. Marrëveshja thekson se vendet e Ballkanin Perëndimor për të përfituar nga kjo paketë ndihmash duhet të përmbushë një varg kriteresh, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, respektimin e parimeve të demokracisë, reformat institucionale dhe ndërmarrja e hapave të domosdoshëm për të garantuar se paratë nuk do të keqpërdoren.
Paktin e ka quajtur lajm të fantastik ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato marrëveshjen për planin e përkohshëm të rritjes për Ballkanin Perëndimor që u arrit në Bruksel dhe do të miratohet në mbledhjen e fundit të Parlamentit Europian para se të shpërbëhet.
“Kjo paketë është një shtysë e madhe për integrimin e Shqipërisë në BE. Do të hapë mundësi të reja për popullin shqiptar dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor përpara anëtarësimit”, shkruan Gonzato në një postim në rrjetin social X.
Lini një Përgjigje