
Anëtari i kryesisë së PD, Azgan Haklaj ka argumentuar qëndrimin e PD kundër amnistisë penale. Në një intervistë për ‘Report Tv’, Haklaj deklaroi se nga amnsitia do të përfitojnë zyrtarët e PS të cilët janë në burg.
“Amnistia është anti SPAK. Përfitojnë zyrtarët e PS se ata janë në burg. Pd kërkon që të mos amnistohen veprat penale që janë duke u hetuar nga SPAK. Të gjithë këta që kanë bërë korrupsion u ulet dënimi kurse ata që kanë protestuar kundër korrupsionit nuk përfitojnë. Është e turpshme. Mazhoranca ka falur njerëzit e saj nga amnistia. Marrëveshje mazhorancë-Rithemelimi. Nuk amnistohet qytetarët që kanë protestuar kundër tyre”, tha ai.
Ndërsa duke folur sa i takon çështjes së vulës, Haklaj deklaroi se PD-ja do ta njohë vendimin e Gjykatës edhe nëse është në favor të Rithemelimit.
“Ne njohim çdo vendim të drejtësisë, ftojmë dhe Rithemelimit. I kërkojmë gjykatës përshpejtimin e procesit, për ti dhënë fund asaj odiseje që po mban peng paqen e demokratëve”, tha ai.
Sa i përket kërkesës së Gazment Bardhit në Gjykatën e Tiranës për çregjistrimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, Haklaj tha se ai nuk e di në emër të cilës parti e bën këtë kërkesë.
“Kryetari i partisë çregjistrohet kur zgjidhet kryetari tjetër. Gazi tani thotë i kërkoj gjykatës të çregjistrojë Bashën. Në emër të kujt e bën Gazi këtë, në emër të cilës parti?”
Lini një Përgjigje