TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 18:13

Avokati zbulon skandalin: Dosja e Xibrakës është masakruar, janë zhdukur fotot dhe të dhënat që implikojnë Olsi Ramën

Shkruar nga Pamfleti
Avokati zbulon skandalin: Dosja e Xibrakës është masakruar,
Olsi Rama dhe laboratori i Xibrakës

Në dosje mungojnë të dhënat e vëzhgimit ambiental dhe fotot e personit të panjohur, pra të 45-vjeçarit të famshëm...

Avokati Arben Llagozi ka bërë një deklaratë shumë të fortë, lidhur me akuzat ndaj Olsi Ramës për laboratorin e Xibrakës.

Gazmet Bardhi nxori prova që tregojnë se makina, e cila hynte e dilte në laborator përdorej nga vëllai i kryeministrit. Po ashtu pati dhe një padi për të nxjerrë nga pluhuri dosjen që u mbyll në mënyrë të dyshimtë gati një dekadë më parë.

Por sipas avokatit Llangozi, ka ndodhur një skandal i vërtet me atë dosje. Në rrjetet sociale ai ka dhënë dhe detaje se si Gazmet Bardhi ka siguruar dosjen.

Ditën e djeshme ka ndodhur një megaskandal në Prokurorinë e Posaçme. Ju jeni në dijeni që Gazmet Bardhi ka bërë një kallëzim në ngarkim të vëllait të kryeministrit të Republikës, Olsi Rama. Gazmet Bardhi ka qenë në dijeni të këtij fakti, nga një anëtarë i KPA, i cili i ka dhënë komplet fashikullin Gazmet Bardhit dhe më pas ka përpiluar dhe kërkesën përkatëse për të filluar hetimin ndaj zotit Olsi Rama. Ky kallëzim penal i bërë nga Gazmet Bardhi padyshim që është i provuar. Kjo dosje hetimore ka ekzistuar edhe më parë, por është fshehur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda”, tha ai.

Mirëpo sipas avokatit, në momentin që prokurorët e SPAK kanë marrë dosjen, pas akuzave të Bardhit, janë “llahtarisur” nga ajo që kanë parë. Dosja ishte masakruar, pasi i janë hequr fashikuj. Në të mungojnë të dhënat e vëzhgimit ambiental dhe foto e personit të panjohur, pra të 45-vjeçarit të famshëm. Me pak fjalë, provat kundër Olsi Ramës janë zhdukur.

Por çfarë ka ndodhur? Në momentin që zoti Bardhi ka bërë kallëzimin penal, janë urdhëruar porkurorët që të marrin dosjen. Ata janë skandalizuar nga ajo që kanë parë. Kanë konstatuar se dosja hetimore, tashmë e pezulluar, ka fshikuj të zhdukur. Pra është zhdukur dosja hetimore në ngarkim të zotit Olsi Rama. Por kush ka qenë autori dhe përfituesi i zhdukjes së kësaj dosje hetimore? Nga fashikujt janë zhdukur raportet e vëzhgimit dhe fotot e personave që kanë qenë të dyshuar dhe për të cilët nuk është bërë identifikimi. Për këtë arsye mbetet për t’u parë në vijim se çfarë do të ndodhë”, shprehet avokati.

Sipas tij, SPAK e ka të pamundur të vijojë hetimet ndaj zotit Olsi Rama, pasi aktet nuk ekzistojnë më. /Pamfleti

Lini një Përgjigje