TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 14:45

Raporti vjetor i SPAK, zbulohet sa persona janë mbajtur nën përgjim

Shkruar nga Pamfleti

Raporti vjetor  i SPAK, zbulohet sa persona janë mbajtur nën

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, prezantoi përpara Këshillit të Lartë të Prokurorisë këtë të enjte, një përmbledhje të Raportit Vjetor për vitin 2023, lidhur me ecurinë e veprimtarisë së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Në raportin e SPAK bëhet me dije se gjatë vitit 2023 janë mbajtur nën përgjim telefonat e 3335 personave.

Pjesa më e madhe e personave të përgjuar rezultojnë të jenë personat të dyshuar si pjesëmarrës në grupe kriminale.

Në bazë shifrash, telefonat e 1899 personave janë përgjuar për hetime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, ndërkohë që 1436 persona janë përgjuar për korrupsion.

Po kështu duhet cilësuar se ka pasur një rritje të aplikimit të metodave të hetimit proaktiv, në rastin e përgjimeve telefonike, por është rritur gjithashtu edhe aplikimi i metodave të posaçme te hetimit si: vëzhgime, kontrolle, simulime, sekuestro i provave materiale, letërporosi, agjentë të infiltruar etj.

Lini një Përgjigje