TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 12:37

Nga hetimet financiare te pastrimi i parave, Altin Dumani rendit objektivat e SPAK për 3 vitet e ardhshme

Shkruar nga Pamfleti
Nga hetimet financiare te pastrimi i parave, Altin Dumani rendit objektivat e
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka deklaruar ditën e sotme se janë të paktën 11 objektiva që institucioni që ai parashikon të mbushë në 3-vjeçarin e ardhshëm.

Dumani, gjatë raportimit të tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë tha se objektivat e SPAK kanë të bëjnë që nga përmirësimi i kapaciteteve të hetimeve, tek shtimi i strukturave mbështetëse, bashkëpunimi ndërkombëtar e deri tek ngritja e një sistemi të administrimit të çështjeve.

“Objektivi i parë është përmirësimi i kapaciteteve të hetimit penal. Së dyti forcimi i kapaciteteve për hetimin financiar dhe pasurore, qasja proaktive në hetimin e pastrimit të parave, nxjerrja e akteve nënligjore për goditjen e pastrimit të parave, forcimi i hetimeve kundër financimit të terrorizmit, sigurimi i standarde të larta ligjore të integritetit institucional, shtimi i strukturave mbështetëse, forcimi i ndihmës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, reduktimi i çështjeve të mbartura, forcimi i transparencës dhe komunikimi me publikun si dhe ngritja e sistemit të administrimit të çështjes”, tha Dumani gjatë fjalës së tij.

Altin Dumani gjithashtu bëri bilancin e institucionit që ai drejton përgjatë 2023.

Dumani ka vënë theksin se SPAK është një institucion i besueshëm në sytë e aleatëve, e ndërsa tha se në 2023 është arritur një rritje cilësore.

“Për 2023 SPAK ka njohur një rritje cilësore, këto të cituara edhe në Progres Raporti i publikuar në nëntor 2023. SPAK ka arritur të krijojë besueshmeri tek autoritetet partnere. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK. Kemi krijuar kontakt direkt me autoritete të vendeve të Amerikës Latine”, tha Dumani.

Në këtë kuadër, duke folur me shifra, Dumani tha se janë 221 procedime penale për korrupsion, nga të cilët 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë.

“Është vijuar me fuqizimin e laboratorit të ekspertizës, sektori i hetuesve financiarë, duke shtuar edhe burimet njerëzore. Vëmendje e veçantë i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale.  Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara.

objektivat e spak

Lini një Përgjigje