TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 11:14

Altin Dumani: Me Policinë nuk bashkëpunojmë dot për krimin e organizuar, janë të përfshirë në nivele të larta

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani: Me Policinë nuk bashkëpunojmë dot për krimin e

Kreu i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani po bën bilancin e vitit 2023 në KLP.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Dumani është i shoqëruar nga dy zëvendësdrejtuesit e tij Adnand Xholi dhe Klodian Braja.

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se mbetet ende problematike përfshirja e policëve në krimin e organizuar, duke penguar punën për bashkëpunimin me policinë.

“Krijimi i një nukli të oficerëve të policisë gjyqësore në policinë e shtetit ku mund të adresojmë procedimet tona mund të bëhet por ne bashkëpunojmë me strukturë të posaçme me drejtorinë e policisë së shtetit. Por janë një kategori çështjesh që ne nuk mund ti hetojmë me policinë e shtetit, sidomos ata kur përfshihen punonjësit e policisë së shtetit. Hetimet tona kanë treguar që eksponentë të policisë së shtetit, madje me funksione të larta kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar, referuar dhe çështjeve që kemi hetuar, dhe çështjeve që kemi në hetim e sipër. Janë një kategori çështjesh që ne hetojmë ekskluzivisht me BKH-në. Patjetër që bashkëpunojmë me policinë dhe kemi bashkëpunim të ngushtë" tha Dumani para KLP-se. 

Gjithashtu në raportimin vjetor, Dumani tha se janë sekuestruar 41 milion euro pasuri, dhe se janë nën hetim 18 zyrtarë të lartë.

 

altin dumani policia krimi i organizuar

Lini një Përgjigje