
Kreu Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani ditën e sotme në Këshillin e Lartë të Prokurorisë po bën një bilanc të institucionit që ai drejton.
Gjatë fjalës së tij, Dumani theksoi se agjencitë prestigjioze amerikane DEA dhe FBI tashmë janë atashuar pranë SPAK-ut.
“41 milionë euro është vlera e pasurive të sekuestruara e konfiskuara në vitin 2023. Nga të cilat 54% e zënë pasuritë e konfiskuara në vlerën e 22.5 mln euro dhe 46 % të sekuestruara në vlerën 19 milionë euro.’, tha Dumani.
Në këtë kuadër, duke folur me shifra, Dumani tha se janë 221 procedime penale për korrupsion, nga të cilët 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë.
“Është vijuar me fuqizimin e laboratorit të ekspertizës, sektori i hetuesve financiarë, duke shtuar edhe burimet njerëzore. Vëmendje e veçantë i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale. Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara.
221 procedime penale për korrupsion.
67 procedime janë nisur kryesisht nga SPAK, 139% më shumë se viti paraardhës.
Ka një total prej 90 % të numrit të përgjimeve.
Ka një rritje me 95 % të kërkesave për ndihmë juridike nga vendet e huaja.
Gjatë vitit 2023 janë regjistruar 299 procedime të reja.
8 procedime penale me 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë, ish ministra, ish-kryeministra, ish-kryebashkiakë, apo ish-sekretarë të përgjithshëm”, tha Dumani.
Kreu i SPAK, Altin Dumani teksa raporton para KLP, për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme, në 2023, shoqërohet nga prokurorët Adnan Xholi e Klodian Braho dhe shefja e BKH-së, Aida Hajnaj.
Lini një Përgjigje