TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 07:59

Iu bllokuan helikat, peshkarexha mbetet në det të hapur disa milje larg Sazanit; ndërhyn Policia Kufitare

Shkruar nga Pamfleti

Iu bllokuan helikat, peshkarexha mbetet në det të hapur disa milje

Një peshkarexhë ka mbetur në det të hapur gjatë natës për shkak të një defekti teknik.

Ngjarja ka ndodhur disa milje larg Sazanit, ku për shkak të bllokimit të helikës peshkarexha me tre persona në bord ka mbetur në det.

Ata kanë lëshuar alarmin SOS pas mesnatës dhe Policia Kufitare u ka shkuar në ndihmë bashkë me peshkatarë të tjerë. 

Peshkarexha është sjellë në troportin e Vlorës dhe 3 personat në bord mësohet se janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Lini një Përgjigje