TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 22:17

“Bastet u rikthyen pas zhdukjes së Vis Martinajt”, Basir Çollaku: Pushteti do një copë nga torta e biznesit fitimprurës!

Shkruar nga Pamfleti

“Bastet u rikthyen pas zhdukjes së Vis Martinajt”, Basir

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisioni “ Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në Youtube, ka folur dhe sa i takon hapjes së lojërave të fatit në fillim të muajit prill.

Çollaku deklaroi se lojërat e fatit janë një nga fushat ku bëhet pastrimi më i madh i parave dhe ku përfshihen grupet kriminale. Sipas, Çollakut arsyeja përse qeveria riktheu bastet, ishte sepse një pjesë e pushtetit donte një copë nga torta e këtij biznesi tepër fitimprurës.

Sa i takon arsyes përse u zgjodh pikërisht kjo kohë për të hapur lojërat e fatit, Çollaku tha se ka të bëjë me dy faktorë, atë të zhdukjes së Ervis Martinajt i cili kontrollonte pjesën më[ të madhe të këtij biznesi dhe me ardhjen e zgjedhjeve në 2025. Çollaku theksoi se parat e fituar nga ky biznes do të përdoren për të blerë zgjedhjet e ardhshme.

Pjesë nga intervista: 

Qeveria riktheu lojërat e fatit, i hoqi me aq shumë bujë dhe i riktheu, pse?

Basir Çollaku: Është një nga adresat e mëdha të pastrimit të parasë. Përveç se është një biznes miliardash, tani janë futur dhe kompani të huaj në skenë. Lojërat e fatit ekzistojnë kudo edhe nëpër botë, por mënyra se si bëhet këtu dhe aktorët e përfshirë më herë dhe tani, duhet një filtër serioz dhe cilësor për të parandaluar implikimin dhe përfshirjen e grupeve mafioze dhe ndërkombëtar  në Shqipëri. Dyshoj se do të ketë një sitë të tillë duke parë se kush është nismëtari.

Por përse i riktheu?

Basir Çollaku: I riktheu pas zhdukej së Ervis Martinajt që ishte një nga lojtarët kryesorë në këtë biznes me gjithë dritëhijet e tij dhe një luftë e fortë e kësaj torte financiare ku donin të përfshiheshin edhe aktorët të tjerë të pushtetit.

Pra për ta marrë vetë qeveria?

Basir Çollaku: Ka aktorë dhe klientët e saj. Ka dhe diçka tjetër që është besoj ky momenti i ligjërimit të këtij biznesi ndodh përpara fushatës elektorale. Jemi para fushatës elektorale të 2025 dhe duhen financime, duhen të tjera para për të investuar, për të blerë dhe për ta mbajtur pushtetin, që më pas së bashku të fitojnë para me këtë pushtet të blerë.

Çollaku

Lini një Përgjigje