
Gazetari Basir Çollaku ka komentuar arrestimet në Bashkinë e Tiranës. I ftuar në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube”, ai tha se e gjitha u bë për të kamufluar Xibrakën. Sipas tij duhet të ndiqen paratë.
A do të ketë arrestime të tjera?
Unë nuk bëj pjesë te njerëzit që duhan të shohin të arrestuar, por duhet të funksionojë drejtësia. Ishte një lloj sforcimi i prokurorisë. Mund të kishte pritur dhe pak. Duhej sfumuar Xibraka. Kjo u bë për të zhvendosur vëmendjen.
Pra SPAK është në dirgjimin e kryeministrit. Me një telefonatë i thotë shkoni atje...
Unë shoh ndikime të mazhroancës dhe kryeministrit te SPAK. Po lexoja vendimin e vlerësimit të masës nga ana e të arrestuarve të prokurorisë. Është një kompani e krijuar me kapital sa një biletë autobusi. Këta drejtorë bëhen vetë ndërtues dhe biznesmenë. Këta ndajnë bashkë paratë publike. Vjedhin paratë tona. Ndërtojnë një kompani dhe ndajnë dhjetra mijëra euro. Kjo nuk është të gjurmosh paratë deri në fund. Me shkelje të barazisë në tender nuk shkon aty. Nuk shkon te hetimi pasuro. Sa pra janë kthyer nga inceneratorët? Zero. Sa para janë kthyer nga këto 3 D, apo 5D?
Janë politikanët të lidhur me këta banditë që vjedhin partë.
Lini një Përgjigje