
Gazetari Basir Çollaku ka dhënë detaje nga dosja e Xibrakës, ku akuzohet si i përfshirë vëllai i kryeministrit Olsi Rama.
Ai ka treguar se si grupi hetimor në atë kohë dhe policia u munduan të mos nxjerrin emrin e Olsit. Po ashtu sipas tij, operacioni u dekonspirua dhe kjo bëri që bosët të ikin jashtë.
Sa i përfshirë është Olsi Rama?
Publikimet e dosjes së Bardhit janë nga ajo pjesë e dosjes e pezulluar e padërguar në gjykatë. Që këtu kemi diçka që nuk shkon.
Cilët janë prokurorët?
Ata kanë qenë tre, Olsian Çeal, Henrik Ligori dhe Edvin Kodili. Vete materialet e publikuara, unë kam bërë këtu e dy javë një kërkesë gjykatë për të tërhequr dhe parë këtë dosje në tërësi. Ende nuk kam një përgjigje. Ajo që u publikua nga zoti Bardhi ka dokumente të dosjes. Kemi një person 45 vjeç të paidentifikuar. Ajo që pyet një institucion drejtësie që është rreth 45 vjeç, e kemi me të dëgjuar, ju ka thënë dikush që është afërissht në këtë moshë? Që ka flokë të shkurtra? Këto parametra fizikë janë përshkruar duke e parë. Dhe nëse prokuroria dhe policia nuk e identifikojnë dot thërrisni qytetarët në ndihmë. Publikoni foton e të paidentifikuarit dhe për 5 minuta telefonat e prokurorisë do përmbyten nga përgjigjet e qytetarëve se ky individ është ky person. Nuk e njohin ata që do të hetojnë.
Nuk e ka thirru askush të dëshmojë. Ky mjet ka lëvizur 18 herë dhe në 7 raste ka qenë Olsi Rama. Kjo e dhënë e lidh Olsi Ramën me mjetin. Ky mjet përdoret dhe nga të pandehur të tjerë. Kjo mjafton për ta thirrur për sqarime. Ku e njohin këta? Ky mosveprimi është mosveprim dhe është element i veprës penale.
Unë prisja që zoti Bardhi të bënte padi penale për grupin hetimor që nuk ka kryer veprimet hetimore. Janë rutinore. E sekuestrove mjetin? Bëre kontrolle? Krahasove gjurmët e gishtave? Qelizat e telefonit që përcaktohej vendndodhja e përdoruesit të telefonit në atë hark kohor. Asnjë nga këto veprime nuk vjen. Pra dikush ka shkelur ligjin për të mbrojtur dikë dhe ky është me pushtet ekstrem, vëlla i kryeministrit.
Lini një Përgjigje