
Analisti Andi Bushati ka deklaruar se Erion Veliaj s’mund të jetë i shkëputur nga hetimi i drejtorëve të Bashkisë Tiranë, pasi kryebashkiaku i ka përdorur së paku paratë e zeza të korrupsionit për t’u zgjedhur politikisht.
Sipas Bushatit SPAK do të veprojë vetëm nëse ka një urdhër politik nga kryeministri Edi Rama. Analisti është i mendimit se Rama është i detyruar të sakrifikojë dikë, dhe për të qenë sadopak i besueshëm, i duhet të sakrifikojë Veliajn.
“Ka një përpjekje timide për të përmendur edhe kryebashkiakun e Tiranës, pa emër. Kjo përpjekje timide s’të bën që të kesh ndonjë shpresë të madhe. Nga një anë mund të flasim për përgjegjësinë penale të Veliajt dhe nga ana tjetër për përgjegjësinë morale të tij. Kushdo që ka lexuar dosjen është i bindur që Veliaj është brenda. Është çmenduri ta mendosh që bëhen bashkë disa drejtorë, krijojnë një kompani private, dhe lekët do t’i kalojnë aty me garë fals. Këta e kanë kaluar në një stad tjetër korrupsionin. Është një hap galopant drejt vjedhjes pa skrupuj. Veliaj është përgjegjës se fitimi i parave investohet në ndërtim, hotele, me lejet e Veliajt dhe Ramës, i cili i përjashton edhe nga taksat duke i shpallur investitorë strategjikë. Janë një grup njerëzish që vjedhin taksat e shqiptarëve, bëhen investitorë strategjikë, dhe kur duan të investojnë përjashtohen edhe nga taksat. Këta njerëz që akuzohen kanë qenë shtabi kryesor elektoral i Veliajt. Të gjitha këto abuzime kanë shërbyer për të rizgjedhur Veliajn, prandaj ai s’mund të jetë i shkëputur”, tha ai në “MCN”.
Bushti tha se është një nga atë që beson se SPAK vepron me urdhër. Sipas tij, dosja do që detyrimisht të pyetet dhe pse jo të merret i pandehur Veliaj. Por sipas tij, SPAK s’ka liri veprimi, vepron vetëm me urdhër.
“Vetëm nëse më lart se Veliaj i jepet urdhër që edhe ‘Lali’ duhet shitur, shitet. Veliaj është në pozicionin që sa më shumë të justifikohet, aq më keq mund t’i bëjë pozicionit të tij nesër. Interesi personal e do që mos flasë dhe ai po e bën këtë. Unë nuk kam prova për atë që thotë opozita, që Veliaj është pronari faktin, në kuptimin që edhe Veliaj mund të mos ketë aksione atje, edhe pse në dosje e pamë, që edhe punëtorët e fundit e dinin që kjo është kompania ku është edhe lali aksioner. Por ne dimë kush ka përfituar nga kjo kompani. Janë investuar këta njerëz për të hedhur miliona në fushatën e Veliajt, duke blerë zgjedhës dhe krerë opozite. Ka pak rëndësi nëse është aksioner formal apo jo Veliaj. Veliaj ka përdorur këto para të zeza korrupsioni minimumi për t’u zgjedhur politikisht. Nuk dimë akoma nëse i ka çuar poshtë jastëkut”, tha ai.
Lini një Përgjigje