TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 18:18

“Kanë efektshmëri 100 herë më të lartë se heroina”, Artan Hoxha ngre alarmin: Drogat sintetike shiten nëpër shkolla 9-vjeçare

Shkruar nga Pamfleti

“Kanë efektshmëri 100 herë më të lartë se

Gazetari Artan Hoxha ngre alarmin për përhapjen e trafikimit dhe përdorimit të drogave sintetike. Hoxha deklaron se konsumimi i këtyre drogave vrastare nuk kanë qenë kulturë në Shqipëri, por kanë ardhur nga Kosova.

Ai tha se numri i vdekjeve nga përdorimi i këtyre drogave është më i lartë se i vrasjeve. Hoxha u shpreh se trafikantët synojnë moshat e reja dhe shkollat 9-vjeçare. Ai tha se ato kanë efektshmëri 100 herë më të lartë se heroina.

“Fenomeni problematik që ka Shqipëria sot është trafikimi dhe rritja e përdoruesve të drogave sintetike. Janë vrasëse. Problemi më i madh nuk janë drograt natyrale, kjo e reja ka një problem tjetër. Ketanima, fentanili është i frikshëm MDA. Të gjitha këto, drograt sintetike në Shqipëri nuk kanë qenë kulturë, kanë ardhur nga Kosova. Përdoren gjatë gjithë sezonit turistik dhe gjatë festave. Ato janë shkatërruese. Ti me një kokërr ekstazi mund të shkosh edhe 72 orë pa pushim. Janë shumë të lira në treg kto, stimuluesi i kalit, e kanë efektshmërinë 100 herë më të lartë se heroina. Numri i vdekjeve vjet ishte i frikshëm, më i lartë se i të vrarëve. Trafikantët po synojnë moshat e reja, edhe te 9-vjeçaret. Përdorimi i saj në organizmin e të rinjve, është shkatërrues. Imagjinoni në një vend si Shqipëria, kontrolli nga Kosova është lehtësisht i kalueshëm”, tha gazetari në një emision në “Top Channel”.

artan hoxha droge sintetike

Lini një Përgjigje