TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 18:37

Dhuna ndaj gazetarëve/ Gonzato: Veprime të tilla nuk ndodhin në një shtet demokratik, pa liri fjale nuk ka vend në BE

Shkruar nga Pamfleti

Dhuna ndaj gazetarëve/ Gonzato: Veprime të tilla nuk ndodhin në

Ambasadori i BE në Shqipëri Silvio Gonzato, në një takim me gazetarët ka folur rreth dhunës ndaj tyre. Duke marrë shkas nga incidenti i Ramës me një gazetare, Gonzato ironizoi veprimin e kryeministrit duke thënë se dhuna dhe intimidimi nuk kanë vend në një shtet demokratik. Ai theksoi se shtetet që nuk kanë liri fjale nuk kanë vend në BE.

“Është fakt që në progres raportin e 2023 ne theksuam disa shqetësime siç është ndërthurja mes mediave, biznesit dhe interesave politike që është një situatë e pashëndetshme. Diskutuam për pronësinë e medias e cila ndikon në cilësinë dhe pavarësinë e gazetarisë. Theksuam gjithashtu nevojën për forcimin e institucioneve kryesore të pavarësisë, si rregullatorin e medias dhe transmetuesin publik. Vumë në dukje dhe rastet e intimidimit dhe dhunës së gazetarëve që nuk kanë vend në demokraci. Të gjitha këto çështje janë thelbi i negociatave me Shqipërinë për hapjen e negociatave. Për ne liria e fjalës është një indikator i qartë që një vend është gati për BE”, tha ambasadori.

Gazetarët shtoi ai duhet të gëzojnë stabilitet pune, përndryshe liria e tyre është në rrezik. Ai u bëri thirrje gazetarëve të angazhohen për të thënë të vërtetën. Ndër të tjera Gonzato nuk la pa përmendur as pavarësinë e tregut mediatik dhe transparencën e pronësive të mediave.

“Të krijohet një mjedis ku dezinformimi, autocensura të mos të luëlzojnë. Gazetarët duhet të gëzojnë stabilitet punësimi dhe përftime ekonomike, pa të cilat liria e tyre është në rrezik. Vendimtare është që ju personalisht të angazhoheni për të thënë të vërtetën. Presim të shohim një treg mediatik të pavarur, rregullator të pavarur, transparencë në pronësinë e mediave. Duhet të ketë rregulla të qarta për financimin e mediave dhe reklamat publike. Mesazhi që BE ka dhënë është i qartë. Qeveritë dhe autoritetet publike janë të parët që kanë përgjegjësi për të krijuar një mjedis të favorshëm për median dhe kjo vlen dhe për Shqipërinë", tha Gonzato.

silvio gonzato dhuna ndaj gazetareve

Lini një Përgjigje