
Konferenca e Kryetarëve votoi sot vetëm me votat e mazhorancës ngritjen e komisionit të posaçëm për Dezinformimin.
Kreu i Unionit të Gazetarëve, Aleksandër Çipa tha në një intervistë për Euronews Albania se ka pamjaftueshmëri informacioni lidhur me një nismë të tillë, që ka ardhur politikisht nga shumica socialiste.
Sipas tij, mediat duhet të jenë vigjilente ndaj nismave të tilla, pasi përvoja e mëhershme e nismave lidhur me mediat të ardhura nga pushteti kanë qenë në dëm të tyre dhe janë kundërshtuar.
“Mediat në natyrën e tyre, duhet të mbeten syçelëta ndaj nismave të tilla, se ka pasur nisma më parë si ai për përfshirjen e legjislacionit rregullues për mediat e reja si ai për të ashtuquajturin ligji për tregtinë elektrike dhe pas kundërshtimit të mediave vendase dhe ndërkombëtare pati një përpjekje për ndryshimin e kësaj qasjeje për t’i dhënë atribute AMA-s për të marrë atribute edhe në fushën e mediave të reja, kryesisht online”, tha Çipa.
Lini një Përgjigje