
Tani drejtësia është reformuar dhe SPAK mund të kërkojë dosjen gjermane...
Fati i Olsi Ramës duket se është në duart e gjermanëve. Vëllai i kryeministrit pretendon se nuk ka gisht te laboratori i kokainës në Xibrakë, por faktet thonë të kundërtën. Nëse SPAK vepron si duhet ai nuk do e ketë të lehtë.
Operacioni u drejtua nga gjermanët dhe ata kanë të dhëna sensitive. Kjo është paralajmëruar nga gazetari Basir Çollaku. Ai ishte i ftuar sot në podkastin “Të pashoq” në kanalin e "Pamfletit" në “YouTube” dhe tha se policia e Hanoverit ka foto e përgjime që shumë lehtë mund të tregojnë nëse Olsi ka apo jo lidhje me rastin.
Sipas tij, operacioni u dekonspirua dhe ata nuk i nxorën të dhënat, por tani drejtësia është reformuar dhe SPAK mund të kërkojë dosjen gjermane.
-Sa i përfshirë është Olsi Rama?
Publikimet e dosjes së Bardhit janë nga ajo pjesë e dosjes e pezulluar dhe e padërguar në gjykatë. Që këtu kemi diçka që nuk shkon.
-Cilët janë prokurorët?
Ata kanë qenë tre, Olsian Çela, Henrik Ligori dhe Edvin Kondili. Vetë materialet e publikuara, unë kam bërë këtu e dy javë një kërkesë në gjykatë për të tërhequr dhe parë këtë dosje në tërësi. Ende nuk kam një përgjigje. Ajo që u publikua nga zoti Bardhi ka dokumente të dosjes. Kemi një person 45 vjeç të paidentifikuar. Ajo që pyet një institucion drejtësie që është rreth 45 vjeç, e kemi me të dëgjuar, ju ka thënë dikush që është afërsisht në këtë moshë? Që ka flokë të shkurtra? Këto parametra fizikë janë përshkruar duke e parë. Dhe nëse prokuroria dhe policia nuk e identifikojnë dot, thërrisni qytetarët në ndihmë. Publikoni foton e të paidentifikuarit dhe për 5 minuta telefonat e prokurorisë do përmbyten nga përgjigjet e qytetarëve se ky individ është ky person. Nuk e njohin ata që do të hetojnë.
Nuk e ka thirrur askush të dëshmojë. Ky mjet ka lëvizur 18 herë dhe në 7 raste ka qenë Olsi Rama. Kjo e dhënë e lidh Olsi Ramën me mjetin. Ky mjet përdoret dhe nga të pandehur të tjerë. Kjo mjafton për ta thirrur për sqarime. Ku e njohin këta? Ky mosveprim është mosveprim dhe është element i veprës penale.
Unë prisja që zoti Bardhi të bënte padi penale për grupin hetimor që nuk ka kryer veprimet hetimore. Janë rutinore. E sekuestrove mjetin? Bëre kontrolle? Krahasove gjurmët e gishtave? Qelizat e telefonit që përcaktohej vendndodhja e përdoruesit të telefonit në atë hark kohor. Asnjë nga këto veprime nuk vjen. Pra dikush ka shkelur ligjin për të mbrojtur dikë dhe ky është me pushtet ekstrem, vëlla i kryeministrit.
Ka dhe një element shtesë, ky kallëzim vjen nga Gjermania. Vjen nga Hanoveri. Nga veprimet e tyre u zbulua ky organizim. Këta persona do të dërgonin kokainë në këtë adresë dhe ata vijnë me një dosje. Gjermanët nuk hetojnë shkel e shko. Aty ku sundon ligji nuk hetohet kështu. Operacioni u dekonspirua. Kjo është arsyeja se disa u zhdukën, mes të cilëve dhe Genci Xhixha.
Ajo dosje ka pasur përgjime, një pjesë të publikuar dhe një pjesë jo. Por zëri i njihet vëllait. Sepse nesër ose pasnesër mund të kemi dorëzim të dosjes.
-A disponojnë gjermanët përgjime?
Unë kam bërë një përpjekje për ta konfirmuar, nga miq që kam atje. Ata i kanë sigurisht. Atje nuk digjet zyra e prokurorisë. Atje nuk grabitet arkivi. Nuk fshihen të dhënat. Ka tjetër konsideratë për sundimin e ligjit.
Ore, nëse Rama dëgjon, por dhe qytetarët, zërin e të dyshuarit Olsi Rama, a e njohin? Pse nuk kishte një padi kur u përmend te call centerat? Emri i Olsi Ramës përmendej si ortak. Nuk bëri padi.
Nëse drejtësia është në nivelin e duhur, gjermanët sjellin dosjen të shoqëruar me foto, me përgjime që janë fakte të reja dhe prokurorët kanë të drejtë të hapin një çështje. /Pamfleti
Lini një Përgjigje