TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 3 Prill 2024, 21:57

“Olsi Rama lajmëroi Josifin që të arratisej në Dubai”, Basir Çollaku: Hetimi spanjoll për call-centerat u dekonspirua!

Shkruar nga Pamfleti

“Olsi Rama lajmëroi Josifin që të arratisej në

Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisioni “ Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në Youtube ka dhënë detja lidhur me çështje e call centera-ve ku është i përfshirë vëllai i kryeministrit Olsi Rama.

Çollaku tha se Olsi Rama ishte ortak së bashku me Amant Josifin dhe se në momentin kur mori vesh se po hetoheshin nga spanjollët, ai njoftoi Josifin që të arratisje në Dubai.

Më tej ai shtoi se disa nga të arrestuarit për këtë çështje të cilët nuk janë shumë të përfshirë, mund të thyhen dhe të bashkëpunojnë me drejtësinë.

Pjesë nga intervista:

Për të mbetur përsëri te i njëjti person do doja të shteroja dhe një pyetje. Janë bërë denoncime të shumta lidhur me dosjen e call-centerave, si i përfshirë vetë vëllai i kryeministrit, Olsi Rama, në ç’masë i keni informacionet për përfshirjen e tij?

Basir Çollaku: Ka qenë një samit vjet në mos gaboj që ishin kryeministrat europian në Shqipëri në Tiranë, ka qenë në kulmin e hetimit ku prokurorët spanjoll erdhën në Tiranë për të hetuar call-center-at, ku sipas akuzave gjendej i përfshirë në këtë biznes vëllai i kryeministrit Edi Rama. Dhe kryeministri spanjoll nuk erdhi  në Tiranë. Një nga arsyet për mos ardhjes ka qenë kjo dosje.

Hetimi i së cilës u komprometua. Dihet se ortaku i tij tashmë u largu iku në Dubai u lajmërua. Sepse kjo lidhje me arrestime atje në qeli ka klimë të rëndë . Disa që nuk janë tërësisht të përfshirë në ekstrem të veprës penale mund të thyhen dhe të bashkëpunojnë me drejtësi.

Pastaj trashja e historisë, rrëfimet përfshinë dhe marrin pas vetes emra të rëndësishëm. Si në rasti konkret. Ajo dosja nuk mund të them se është e përfunduar së hetuari. Spanjollët kanë bërë një punë të madhe. Ka pasur 13 denoncime nga ana e gjermanëve në SPKA për këtë çështje. Dh ky biznes ende vazhdon, thjesht ndryshohen ortakët.

Një anashkalim nga ana e drejtësisë është bërë dhe me Amrant Josifin?

Basir Çollaku: Besoj se po. Madje është edhe lajmëruar që të largohet. Pasi kapja e tij dhe dëshmia e tij para organeve të drejtësisë do të kishte pasoja pasi mund të nxirrte emrin e ortakut të tij, Olsi Rama.

Lini një Përgjigje