
Gazetari Basir Çollaku ka treguar se ku krimi pastron paratë në Shqipëri. I ftuar në podkastin “Të Pashoq” në kanalin e “Pamfletit” në “YouTube”, ai përmendi mafien italiane. Teksa tregoi dhe sektorët që lakmon krimi.
-Në çdo raport që vjen nga DASH, BE, etj, për krimin trafikun e drogës, kryefjala është pastrimi i parave në mas në Tiranë. Kush i pastrin këto para?
Vitin e kaluar kishte 3.73 miliardë euro, ku mbi 2 e ca jashtë bankave. Po vitin e shkuar në Shqipëri, u referohem raporteve që nuk ndikohen, janë këmbyer mbi 13 mld euro. Dy fish i buxhetit të shtetit. Ekonomia shqiptare nuk i ka këllqet të mbajë këtë qarkullim monetar. Çfarë prodhojmë ne? Emigrantë dhe pensionistë? Cila industri i nxjerr këto? Pra ne jemi ekonomi konsumatorë e importit.
-Kush i pastron paratë, se kemi dhe Ndranghetën?
Ndarngheta është e shëndetshme. Kemi dhe një dosje në SPAK të viti 2020, kemi procedimin penal nr. 17 e deklaruar nga vetë Zoti Kraja kur ishte kryeprokuror. Dosje e ardhur nga Antimafia Italiane, ku flitej për pallte shumëkatësh dhe një drejtor fare pranë kryebashkiakut të Tiranës premtonte për leje. Ajo dosje kishte përgjime. Një drejtor polici i linte të qetë. Asnjë nuk u hetua. Flasim për një organizatë me një qarkullim vjetor rreth 60 mld euro. Pastrohen në ndërtim, në resorte, do thoja se janë dhe kompanitë e sigurimeve, kompanitë meidatike, ofshoret sjellin biznese nga Holanda. Pra kamuflohen paratë. Kemi portin e Durrësit ku do investojë shoku i kryeministri. Dhe investimi në Sazan duhet të verifikohet mirë se çfarë fitojmë ne.
Lini një Përgjigje