TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 10:09

Altin Dumani raporton në KLP: SPAK ka goditur në nivele të larta, kemi nxjerrë vendin nga lista gri e pastrimit të parave!

Shkruar nga Pamfleti
Altin Dumani raporton në KLP: SPAK ka goditur në nivele të larta,
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Altin Dumani ka analizuar punën e këtij institucioni përgjatë 2023 në ambientet e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Në seancën dëgjimore, Dumani tha se SPAK ka kryer hetime në nivele të larta. Po ashtu ai theksoi se SPAK ka bërë të mundur që Shqipëria të dalë nga lista gri.

Dumani ka vënë theksin se SPAK është një institucion i besueshëm në sytë e aleatëve, e ndërsa tha se në 2023 është arritur një rritje cilësore. 

Për 2023 SPAK ka njohur një rritje cilësore, këto të cituara edhe në Progres Raporti i publikuar në nëntor 2023. SPAK ka arritur të krijojë besueshmeri tek autoritetet partnere. Përfaqësues të DEA dhe FBI janë atashuar pranë SPAK. Kemi krijuar kontakt direkt me autoritete të vendeve të Amerikës Latine”, tha Dumani.

Në këtë kuadër, duke folur me shifra, Dumani tha se janë 221 procedime penale për korrupsion, nga të cilët 18 të pandehur për zyrtarë të nivelit të lartë.

Është vijuar me fuqizimin e laboratorit të ekspertizës, sektori i hetuesve financiarë, duke shtuar edhe burimet njerëzore. Vëmendje e veçantë i është dhënë hetimit të produkteve të veprës penale.  Vlera e pasurive konfiskuara e sekuestruara të mbërrin një vlerë në total prej 41 mln euro, nga të cilat 54 % të sekuestruara, pjesa tjetër të konfiskuara."-tha ndër të tjera Dumani. 

altin dumani spak

Lini një Përgjigje