Pala greke ka përfunduar grevën e saj dy ditore dhe që prej orës 05:30 ka nisur puna në Pikën Kufitare të Kapshticës.
Në anën shqiptare është një radhë kilometrike me kamionë.
Radha ka arritur deri në 3 kilometra, ndërsa një nga drejtuesit shprehet se pret aty që prej orës 03:00 të mëngjesit.
Këto vonesa shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti.
Ndërsa sa i përket lëvizjeve të mjeteve të vogla drejt Greqisë ajo është normale dhe nuk ka fluks.
Një protestë e sindikatave greke nga data 2 prill deri më 4 prill solli bllokim të pikave të kalimit doganor Shqipëri-Greqi.
Policia greke njoftoi Stacionin e Policisë Kufitare Kapshticë, se nga data 02.04.2024, prej orës 05:30, deri më datë 04.04.2024, në orën 05:30, pika doganore greke në Kapshticë, do të jetë e mbyllur për shkak të protestës nga sindikatat greke.
Të bllokuara në këto data ishin edhe pikat e kalimit doganor Tre Urat, Përmet, dhe Qafë Botë, Sarandë.
Lini një Përgjigje