TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 11:35

Dumani paralajmëron 'bosët' shqiptarë të kokainës: Kemi vendosur kontakte të drejtpërdrejta me shtete të Amerikës Latine!

Shkruar nga Pamfleti

Dumani paralajmëron 'bosët' shqiptarë të

Ai nënvizoi se SPAK gjithashtu ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta dhe me shtete të Amerikës Latine të cilët do të rrisin ndjeshëm forcimin e bashkëpunimit në hetimin e veprave penale në kuadër të krimit të organizuar.

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani deklaroi sot se SPAK ka luajtur një rol të rëndësishëm për nxjerrjen e Shqipërisë nga lista gri e FATF në dhjetor të vitit 2023.

Ai nënvizoi se SPAK gjithashtu ka vendosur kontakte të drejtpërdrejta dhe me shtete të Amerikës Latine të cilët do të rrisin ndjeshëm forcimin e bashkëpunimit në hetimin e veprave penale në kuadër të krimit të organizuar. Ky është një mesazh i qartë për 'bosët' shqiptarë të kokainës që operojnë në Kolumbi dhe Bolivi. 

Në seancën dëgjimore sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Dumani tha se, “një nga arsye të këtij vendimi shumë pozitiv ka të bëjë me punën e SPAK, dhe citoj pjesë nga raporti, ‘me rritjen e numrit dhe përmirësimit të sofistikimit të konfiskimeve të pastrimit të parave'”.

Dumani u shpreh se, SPAK ka arritur të krijojë një besueshmëri me institucionet partnere në nivel rajonal dhe më gjerë.

“Tashmë, përfaqësuesit e DEA dhe të FBI janë atashuar pranë zyrave të SPAK për të koordinuar dhe asistuar më mirë hetimin dhe bashkëpunimin midis agjencive ligjzbatuese”, theksoi Dumani.

 

spak

Lini një Përgjigje