TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 13:32

500 mijë euro tek aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi

Shkruar nga Pamfleti
500 mijë euro tek aspiratori, lirohet nga burgu Alda Klosi
Alda Klosi

Alda Klosi është liruar sot nga burgu.

Më 19 mars Gjykata e Tiranës e dënoi Klosin me 2 vjet e 6 muaj që me gjykim te shkurtuar i takonte 20 muaj për 'fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë'.

Me Alda Klosin u dënua sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi u shpallën fajtor për 'vjedhje me pasoja të rënda" në bashkëpunim dhe u dënuan konkretisht me 7 dhe 5 vite burg.

Ndërkohë pas lirimit, Klosi do të qëndroje në arrest shtëpie për akuzen e dytë të pastrimit të parave derisa prokuroria të vendos pas afatit që i la gjykata. Klosi po hetohet dhe për pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë dhe deklarim të rremë. 

Ngjarja për të cilën u arrestuan ka zanafillën në dhjetor 2022 kur ish-zyrtarja e lartë, Alda Klosi kallëzoi në polici për vjedhjen e qindra mijëra eurove në banesë në rrugën e Kosovarëve në Tiranë. 

Në janar 2023 policia arrestoi Rozeta Dobin dhe Havier Dobin, nënë e bir, nën akuzën e vjedhjes pasi në shtëpinë e tyre u gjet 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat i ishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre.

Ndërsa Havierit iu sekuestruan disa makina. Vetë Alda Klosi kishte bërë denoncimin për vjedhjen e 120 mijë eurove, 30 mijë dollarë dhe bizhuterive. Pas arrestimit pastruesja 'e penduar' e drejtësisë tha se 400 mijë eurot i mori në shtëpinë e Alda Klosit Një muaj më pas, në shkurt 2023 u krye arrestimi i ish zyrtares. 

Konkluzionet e Prokurorisë:

Sipas Prokurorisë, është e vertetuar se në datë 15 tetor 2022 është vërtetuar vjedhja e një shumë prej 462 mije euro, 300 mijë lekë të reja dhe 15 mijë dollarë.

Organi hetues deklaroi se shuma që u grabit në banesën e saj nga pastruesja Alda Klosi, nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme.

Gjithashtu deklaroi se paralelisht me hetimin penal për paratë që iu grabitën në banesë, po hetohet edhe pasuria e Alda Klosit.

Kemi kryer edhe analizën financiare për Alda Klosin, rezulton se shume e parave e vjedhura në banesë nuk rezulton të provohet me burime të ligjshme. Klosi ka bashkëpunuar me prokurorinë dhe është zbuluar një apartament dhe një garazh në pronësi të ish-bashkëshortit të Alda Klosit. Paralelisht me hetimin penal është duke u zhvilluar dhe hetimi pasurore i Alda Klosit”, tha Prokuroria.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar që dy automjetet luksoze tip AMG që iu sekuestruan djalit të pastrueses, 24-vjeçarit Havier Dobi t’i kalojnë shtetit pasi janë blerë me paratë e vjedhura.

Është kërkuar gjithashtu heqja e sekuestros për llogaritë bankare të Rozeta Dobit dhe bizhuteritë e vjedhura t’u kthehen personave që u janë marrë.

Ndërsa avokati i pastrueses Rozeta Dobi, e cila mori një shumë prej rreth 500 mijë euro në banesën e ish-zyrtares së shtetit dhe i fshehu në tubat e aspirimit, kërkoi që ajo të lirohet nga qelia.

alda klosi

Lini një Përgjigje