TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 17:40

Lidhje me krimin dhe korrupsion, 119 policë nën hetim vetëm në 3 muajt e parë të vitit

Shkruar nga Pamfleti

Lidhje me krimin dhe korrupsion, 119 policë nën hetim vetëm

Është rritur ndjeshëm numri i efektivëve të korruptuar, të lidhur me krimin apo që kanë abuzuar me detyrën. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar raportin e punës për 3 muajt e parë të këtij viti  dhe bën me dije se ka dërguar për ndjekje penale plot 119 policë.

Për tri muaj numërohen 73 referime, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ka pasur 41 referime me 66 punonjës të referuar.

Gjatë këtij 3-mujori, janë kryer me iniciativë ndalimet/arrestimet në kushtet e flagrancës, si dhe ekzekutuar vendimet e gjykatave për masat e sigurisë të karakterit ndalues dhe shtrëngues të dhëna ndaj 14 punonjësve të strukturave e 5 shtetasve.

Ndër 73 referimet për 119 subjektet, 31 referime ndaj 37 punonjës të strukturave për veprat penale “shpërdorim detyre” e “korrupsioni pasiv”, 20 referime ndaj 60 punonjës të strukturave dhe 17 shtetas për veprën penale “shpërdorim detyre” duke favorizuar “forma të ndryshme të paligjshmërive”, 16 referime ndaj 16 punonjësve të strukturave dhe 1 shtetas, për veprën penale të  “kryerjes së veprimeve arbitrare”; “dëmtime të tjera me dashje”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, etj, 6 referime ndaj 6 punonjësve të strukturave për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” apo “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Edhe për këtë tre mujor të parë të vitit 2024, “abuzimi me detyrën” rezulton të jetë forma më klasike e paligjshmërive me rreth 43 % të totalit të referimeve, raporton RTSh.

Rreth 22% të totalit të referimeve zënë shkeljet/veprimet që kryejnë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat prekin lirinë e shtetasve.

Lini një Përgjigje