
Kreu i SPAK, Altin Dumani, teksa prezantonte raportin vjetor për vitin 2023 në KLP, tha se Prokuroria e ka të vështirë bashkëpunimin me Policinë e Shtetit, për shkak se brenda kupolës, ka efektivë të përfshirë në botën e krimit.
Gazetari Sokol Bregu e cilësoi këtë deklaratë si të nxituar dhe se e dëmton organizatën e policisë.
I ftuar në studion e lajmeve të MCN Tv, Bregu tha se Dumani e kishte fjalën për hetimet e SKY dhe EncroChat, për shtoi se kreu i SPAK duhet ta referonte deklaratën me raste konkrete.
“Kur i drejtohesh organizatës të policisë duhet të kesh kujdes se kur thua në nivele e larta ul besimin e qytetarëve. Unë njoh 2-3 drejtues që jo vetëm që janë më të mirët dhe nuk mund t’i thuash të korruptuar, por janë në radhën për t’u bërë drejtorë të ardhshëm të policisë. Nuk mund ta sulmosh në këtë lloj pike. Duhet ta referenonte fjalimin e tij me raste konkrete. E ka pasur për hetimet që ka në dorë Sky dhe EncroChat që dhe vetë organizata ka dijeni që përfaqësues të lartë janë të përfshirë në ndihmën që i kanë dhënë disa organizatave kriminale. E thënë në këtë lloj forme. Mosbashkëpunimi duket sikur asnjë aksion me policinë nuk kryhet. Policia i arreston të gjithë, gjithçka i referohet Sky dhe EncroChat.
Jam i bindur që aty ka emra se Sky dhe EncroChat ishin në dijeni të 15 telefonave të drejtuesve të policisë. Dumani e di. Ose duhet t’i nxirrte dhe të mos i linte se kjo është çështje, kjo e dëmton në këtë lloj forme organizatën e policisë. Më duket deklaratë që më shumë ka kërkuar vëmendje. Se që ka të korruptuar dhe inkriminuar në polici nuk e vë në diskutim, por cilët. Nuk mund të ecët në këtë lloj forme që ti i ke lënë në detyrë që prej 8 muajsh. Me këtë deklaratë, bie shteti, por nuk është kështu. Duhet ta cilësonte se këto janë hetime të Sky-it dhe EncroChat. Mënyra si është thënë nga Dumani dhe kam përshtypjen se do e riformulojë këtë deklaratë. Ai sot ka thënë çdo gjë në KLP, por kush zuri vend, kjo sepse akuza është e rendë. Pavarësisht se ai thonë ‘në raste të caktuara’. Akuza duhet të zërë vend, ose duhet të ketë rregullim duke e lidhur me SKY dhe EncroChat çfarë do të ndodhë nëse një nga drejtuesit ka qenë në detyrë dhe ka shkatërruar dhe operacione të tjera.
Më duket një deklaratë jo vetëm e nxituar, por godet shumë dhe besimin e publikut? Çfarë po pret, kur do të dënohet këta persona. Kjo deklaratë më ka habitur”, tha ai.
Lini një Përgjigje