TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 21:30

Altin Dumani ‘shkund’ Policinë, Anila Hoxha zbulon goditjet e radhës të SPAK: Ish-ministra dhe funksionarë të drejtësisë në pranga!

Shkruar nga Pamfleti

Altin Dumani ‘shkund’ Policinë, Anila Hoxha zbulon goditjet e

Deklaratat e kreut të SPAK, Altin Dumanit ditën e sotme shkundën policinë. Lidhur me këto deklarata, gazetarja Anila Hoxha ka nxjerrë detaje të reja lidhur me atë që pritet të ndodhë nga SPAK.

Në një lidhje live me emisionin “Top Story”, Hoxha tha se ka mësuar, se të paktën 4 zyrtarë të policës janë nën hetim nga SPAK-u, por që ende mbetet sekret se cilët janë  ata.

Altin Dumani thotë se janë disa raste që janë në hetim zyrtarë të policisë dhe është angazhuar Byroja Kombëtare e Hetimit. Ai tha se duhet forcuar Byroja, me 20 kuota SPAK cilësohet i plotësuar. Altin Dumani kërkon shtim të hetuesve, pjesa më e madhe e hetuesve të BKH, merren me procesin e përgjimeve. Javën e kaluar e kam pyetur SPAK edhe për çështje të tjera që përfshin edhe drejtorë që janë nën hetim, por nuk japin përgjigje për këtë çështje. Disa prej tyre janë publik, SPAK ka ndjekur këtë protokoll komunikimi. Disa raste janë sekret hetimor. Është përgjigjur sa zyrtarë policie janë nën hetim, SPAK është përgjigjur 4 zyrtarë të policisë, por pa vendosur emrat në dispozicion”, tha Anila Hoxha.

Më tej gazetarja Hoxha, deklaroi se zhvillime do të ketë edhe në fushën e ish ministrave, por jo vetëm, pasi ajo paralajmëroi gjithashtu se dhe në radhët e funksionarëve të drejtësisë mund të ketë lëvizje!

Di në rrugë jo zyrtare se është në zhvillim një çështje tjetër, dosja Metamorfoza, gjatë javës në vazhdim do ketë rezultate. Edhe në fushën e ish ministrave do të ketë rezultate.

Brenda këtij muaji do ketë zhvillime të tjera për disa persona të tjerë. Kam krahasuar fjalën e Dumanit me analizën vjetore të SPAK, ka elementë të rëndësishëm, ka disa detaje sa i takon kriminalitetit dhe terrorizmit. Përmenden edhe funksionarë të drejtësisë si të dyshuar. Flet për pastrimin e parave, evidenton qytetin ku pastrohen para, Tirana, vijohet më tej me qytetet bregdetare duke përmendur Durrësin Vlorën dhe Lezhën. Ka një të dhënë sa i takon Durrësit. Thuhet veçanërisht fokusimi i grupeve kriminale në Durrësit. Një vend që përdoret si vend tranzit, që e pranoi edhe zyrtari i lartë amerikan”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje