
Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar miratimin e amnistisë penale në parlament, tha se opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur.
I ftuar në emisionin ‘Open’ në ‘News24’, Lubonja theksoi se Shqipëria është në një situatë, ku “mbreti ka dalë lakuriq”. Gjithashtu ai shtoi se Kuvendi, me miratimin e amnistisë penale i dërgoi mesazh SPAK-ut, duke e dekurajuar atë në luftën ndaj korrupsionit.
“Jemi në kushtet kur mbreti ka dalë lakuriq komplet. Dënimet deri tani kanë shkuar tek drejtorët. Këtyre kamikazëve iu shkon mesazhi se për dy vite burg ia vlen vjedhja që kanë bërë dhe siguron deri nipërit e mbesat. E dyta është dhe një mesazh më i qartë për një pjesë të SPAK-ut. Është mesazh dekurajues për luftën ndaj korrupsionit.
Nëse është kompromisi vula në mes mes opozitës dhe maxhoranës, për mua nuk ia vlen sepse nuk bëhet kompromis me një qeveri kriminale. Unë mendoj se edhe opozita ka shkelur në dërrasë të kalbur”, deklaroi Lubonja.
Lini një Përgjigje