
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tha se ka depozituar në SPAK të njëjtin model si në rastin e Edi Ramës për çështjen McGonigal.
Në një intervistë për emisionin ‘Çim Peka Live” në ‘Syri TV’, ai tha se do i shkojë deri në fund dosjes dhe do të surprizohen dhe do të dështojnë në mënyrë spektakolare.
“Unë kam nxjerrë pjesë të dosjes, Edi Rama më thotë ke bërë kallëzim të rremë. Në fakt janë ata që kanë kryer kallëzim të rremë.
Dosja është atje, unë çoj të dhënat dhe faktet. Ata duhet të nxjerrin dosjen nga sirtari, ku ka zënë pluhur”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje