TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 21:08

Ori Nebiaj dhe Eralda Tase braktisin Bashën, votojnë pro amendamentit të Bardhit për amnistinë

Shkruar nga Pamfleti

Ori Nebiaj dhe Eralda Tase braktisin Bashën, votojnë pro amendamentit

Ndërsa Basha kundërshtoi gjatë gjithë kohës amnistinë penale, rrodhën 2 vota nga grupi i deputetëve që përfaqëson. Teksa ai dhe një pjesë e deputetëve u larguan nga salla e Kuvendit në momentin e votimit të amnistisë penale, dy deputete Oriela Nebiaj dhe Eralda Bano, qëndruan në vendet e tyre.

Dy deputetet dhanë votën e tyre pro propozimit të Bardhit për amnistinë, ndërsa tensionet mes dy grupeve të PD janë në rritje dhe nuk po gjendet një rrugë e mundshme ribashkimi.

Me 110 vota pro, 1 abstenim dhe 1 kundër Kuvendi i dha dritën jeshile aministisë penale, nga e cila 700 të dënuar do të lirohen menjëherë, ndërsa 400 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia do të pushohen menjëherë dhe 232 dosje të protestuesve të opozitës.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në fjalën e tij në seancën plenare se nga amnistia penale do përfitojnë drejtorë e zyrtarë të korruptuar por jo shoqëria civile.

Ai tha se kjo amnisti po bëhet për interesa të qeverisë dhe të atyre që kanë “pazare” me qeverinë, e se nga ajo nuk do të përfitojnë protestuesit e opozitës, pasi sipas tij, vepra për të cilën shumica e tyre janë në ndjekje penale nuk përjashtohet nga amnistia.

lulzim basha gazment bardhi amnistia penale

Lini një Përgjigje