TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 19:07

Gati miratimi i amnistisë penale, Manja: Do të lirohen 700 të burgosur, nuk përfitojnë të dënuarit nga GJKKO

Shkruar nga Pamfleti

Gati miratimi i amnistisë penale, Manja: Do të lirohen 700 të

Kuvendi pritet që të kalojë ditën e sotme amnistinë penale. pas disa muajsh pazaresh, negociatash dhe akuzash, duket se palët kanë gjetur akordin.

Grupi i Bashës lëshon akuza se do të amnistohen të korruptuarit, teksa ka pasur një reagim nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja. Duke folur në Kuvend, ai tha se janë 700 persona që do të lirohen. Po ashtu tha se nuk do të ketë amnisti për të dënuarit e GJKKO.

Ulsi Manja: Ky numër i lartë personash aktualisht në institucionet e paraburgimit por dhe në burg, kemi një strukturë akomoduese të shpërndarë në territor, 10 plotësojnë standardet e BE, ndërsa 10 i kemi nga komunizmi, që do duhet t’i mbyllim deri në 2030. Kjo amnisti veç parimeve të humanizmit, akt mëshire i Kuvendit, ka si qëllim edhe uljen e mbipopullimit në sistem.

Nga kjo amnisti është për 1100 të dënuar me burg, 700 prej tyre do lirohen menjëherë ndërsa 400 përfitojnë ulje dënimi dhe 2700 në shërbim prove do jenë përfitues nga amnistia.

Nuk do përfitojnë ata që janë të dënuar me burg përjetë, ata që i shmangen dhe i janë shmangur drejtësisë, as ulje dhe as nga amnistia, nuk do përfitojnë ata të dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Lini një Përgjigje