TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 17:10

“Krahun e majtë e ke në burg”, Bardhi përplaset me Ballukun: Krahu jot i djathtë Ceno Klosi, kandidat për t’iu bashkuar Evis Berberit

Shkruar nga Pamfleti

“Krahun e majtë e ke në burg”, Bardhi përplaset me

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi gjatë seancës parlamentare ka replikuar me zv/kryeministren Belinda Balluku.
Ai nuk ngurroi ti kujtonte se “krahu i saj i majtë” Evis Berberi është sot në burg, ndërsa “krahu i saj i djathë” deklaroi ai, është kandidat për tu bashkuar me të parin.

Fjalën e kishte për Ceno Klosin e Tatimeve. Bardhi thotë se Berberi dhe Klosi janë përfshirë në blerjen e votave, duke përdorur buxhetin e shtetit.

“Zonja drejtuese e seancës ju kujdeseni të na kujtoni të flasim për temat e rendit të ditës, nuk di të kemi në rend dite zgjedhjet e Dibrës sot, se po të kemi ato dua t’i kujtoj ministres që e ka krahun e majtë në burg, Evis Berberin që blinte votat derë më derë dhe krahun e djathtë, drejtorin e Tatimeve e ka kandidat për të shoqëruar të parin, që po ashtu blinte votat e dibranëve në zgjedhje. Përqendrohemi te rendi i ditës, se po të jetë për zgjedhjet e vota, kalojmë te ato lekët që nga buxheti i shtetit shkonin te Evis Berberi dhe nga ai te qytetarët e varfër të Dibrës”, u shpreh Bardhi.

belinda balluku gayment bardhi

Lini një Përgjigje