
Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se nga ana e qeverisë, nuk ka asnjë kallëzim penal në SPAK.
Duke marrë shkas nga arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, Tabaku u shpreh në Kuvend se drejtorët e bashkisë i japin tenderë publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit.
“Zero kallëzime Penale për në SPAK nga qeveria. Korrupsioni në nivele galopante, drejtorët e bashkisë i japin tenderë publikë dhe pastrojnë para të korrupsionit, marrin statuse speciale. Përjashtohen nga taksat dhe tatim fitimi. Bizneset e tjera paguajnë taksat dhe paratë e korrupsionit jo.
Qeveria noton në korrupsion dhe sillet sikur është në situatë perfekte. Zyrtarë krijojnë kompani dhe marrin tenderë dhe përftime të tjera fiskale. Ky është sistemi që ka krijuar kjo qeveri. Kompani që marrin tenderë dhe pastrojnë para korrupsioni duke u përjashtuar nga taksa. Ka 10 vite që ndodh ky fenomen që familjarët e zyrtarëve po marrin përfitime dhe tenderë. Po presim me padurim që të hapen dosjet që kemi dërguar në SPAK”, tha deputetja e PD.
Lini një Përgjigje