Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është drejtuar Bardhit për akuzat që ai ka bërë për Olsi Ramën në lidhje me përfshirjen e tij në laboratorin e kokainës në Xibrakë.
Spiropali ka paralajmëruar se këto sulme janë shumë të vjetra dhe të përsëritura.
“Ju duhet të jeni shumë i qetë. Se çorba që u gatua së pari nga Berisha për konsum publik, u soll e ngrohur nga Basha dhe tani e risillni ju akull fare sërish këtu për ta konsumuar, për të goditur kryeministrin duke u marrë më familjarët. Kjo është një shumë e vjetër. Ka hyrë në laboratorin e SPAK ku do ti bëhen analizat. Këtë sulmin tuaj të përsëritur është shumë bajat.” është shprehur Spiropali.
Gjithashtu ajo iu drejtua Bardhit se duhet të jetë shumë i qetë pasi SPAK do të japë një përgjigje.
“Ju që jeni edhe kallëzues, edhe i kallëzuar do keni mundësi që në SPAK i nderuar të merruni përgjigjen e duhur nga drejtësia, nëse jeni kallëzues i vërtetë apo i rremë, siç keni dalë si familje politike. Përfshirë edhe Bashën që e ka bërë këtë akuzë kur ishte zgjuar. Kjo çorba juaj s’ka lidhje me seancën plenare. Ju nuk jeni prokuror dhe lëreni drejtësinë të bëjë punën e saj. Shumë prej jush janë fshehur kur keni shkuar atje, jo po më tha partia, jo po ishte deklaratë politike”, tha Spiropali.
Ndërkohë pas fjalës së saj ka ardhur dhe replika e Bardhit.
Gazment Bardhi:Gjatë fjalës kokën e mbajte ulur. Është e vështirë t’i dalësh në mbrojtje një organizate të trafikut ndërkombëtar të drogës. Unë jam në Kuvend dhe nuk jam fshehur. Kam edhe një dosje. Nuk vjen për të dhënë llogari për policinë, për vëllain që udhëton me trafikantët e drogës. Unë nuk kam shpikur rrotën, kam nxjerrë dosjen e prokurorisë që ju shpresonit ta zinte pluhuri i harresës. E kam çuar në Prokurori për denoncim siç kam bërë deri më sot për Valdrin Pjetrin, Agim Kajmakun. Me keni thënë të njëjtën gjë por e vërteta ka dal. Nuk fshihem kurrë. Jepi pak zemër atij që ke në krah dhe të vijë ai të japë sqarime”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje