
Deputetja demokrate Ina Zhupa në interpelancën me ministren e Turizmit Mirela Kumbaro është shprehur se këtë të fundit do të quajë ministre të ndërtimit sepse shqetësimi i saj i vetëm është ndërtimi në zonat e mbrojtura.
Ajo tha se një person që pret pyje quhet kriminel dhe dënohet, ndërsa ai që shfaros zona të mbrojtura quhet investitor strategjik.
Zhupa kërkon përgjigje nga ministrja për një sërë pyetjesh, përfshirë dhe arsyen pse mendon se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror.
““Zonja Kumbaro ka precedent. E mbani mend pikën e vogël, e hoqi. Do ta bësh Shqipërinë të mbushur me pikëza betoni. Do ju drejtohem ministrja e ndërtimit, se shqetësimi juaj është ku të ndërtoni resorte, hotele me 5 yje, vilat e oligarkëve me demek i shërbyekan turizmit. Si i shërben betoni mjedisit, s ii shërben mjedisit prerja e pyetjeve, shkatërrimi i lagunave, florës dhe faunës.
Pse dënohet një njeri që pret pyje dhe një që vret kafshë, ndërsa njëri që pret mijëra pyje quhet investitor strategjik, apo sepse i pari nuk ka para ndërsa i dyti ka dhe i ndan me ju.
Si është e mundur që ju si ministre, të mendoni se Shqipëria nuk paska përfitime nëse profilizohet te turizmi natyror, pse mendoni se është ai i resorteve në zona të mbrojtura? Pse duhet shteti të falë zonat e mbrojtura? Mi sqaroni këto pyetje”, tha Zhupa.
Lini një Përgjigje