TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 15:18

“Sistemi i qeverisjes është një piramidë”, Bylykbashi: Korrupsioni bëhet haptazi, me ligje dhe PPP!

Shkruar nga Pamfleti

“Sistemi i qeverisjes është një piramidë”,

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, gjatë fjalës së tij në Kuvend është shprehur se sistemi i qeverisjes në vendin tonë është një piramidë.

Bylykbashi tha se vidhen çdo ditë miliona euro me afera korruptive, ndërsa shtoi se korrupsioni i vendosur është mënyrë qeverisjeje, duke e bërë haptazi me ligje e kontrata koncesionare me PPP.

Dje lajmet e ndërkombëtareve ishin se kryetarja e parlamentit të Afrikës së Jugut jepte dorëheqjen sepse prokuroria e atij shteti kishte nisur hetim për korrupsion kur kishte qenë ministre e mbrojtjes sepse ka kërkuar para nga kontratat e kontraktorëve.

Ajo akuzohet për vetëm 120 mijë dollarë. Tani ai 500 mijë eruoshi te tub i pastrueses e bën të turpërohet. Imagjinoni milionat e eurove që dalim përditë nga aferat korruptive, që kanë burim Edi Ramën. Në ‘91 kanë dalë nga diktatura, njësoj si ne.

Korrupsioni që keni vendosur është mënyrë qeverisjeje. E bëni haptazi, me ligje, me kontrata koncesionare me PPP dhe çdo formë grabitjeje. Nuk e bëjnë më dot dallimin ju. Këtë koncept keni futur ju.  Sistemi i qeverisjes është një piramidë”, tha Bylykbashi.

bylykbashi

Lini një Përgjigje