TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 16:55

Dhurata Çupi replika me Belinda Ballukun: Turp, bëni korrupsion me koncesionet

Shkruar nga Pamfleti

Dhurata Çupi replika me Belinda Ballukun: Turp, bëni korrupsion me

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi ka treguar nga foltorja e Kuvendit një hartë ku sipas saj paraqiten koncesionet në vend.

Çupi u shpreh se koncesionet shtrihen nga pika më veriore e Shqipërisë deri në atë më fundore, ndërsa shtoi se harta është e shqiptarëve, por koncesionet janë të qeveritarëve.

Duke replikuar edhe me zv.kryeministren Balluku, ajo tha se nuk është turp të bësh koncesione, por është turp të bësh korrupsion me to.

“Të nderuar qytetarë dhe kolegë. Doni të dini çfarë pamje kanë koncesionet. Kam sjellë këtë hartën. Kjo është harta e koncesioneve, nga maja më veriore e Shqipërisë deri në pikën më fundore të vendit. Kjo është harta e shqiptarëve dhe koncesionet janë të qeveritarëve.

Sa për sqarim, nuk jam kundër koncesioneve apo PPP, por jam kundër përdorimit të tyre për të zhvatur pasuritë publike dhe buxhetin e shtetit përmes korrupsionit. Jam kundër korrupsionit dhe zonja zv/kryeministre thatë se nuk është turp të bësh koncesion, jo nuk është, por është turp të bësh korrupsion me koncesionet.

Korrupsioni ekziston në të gjitha hallkat e qeverisë, është konkluzion i DASH, i cili ngre shqetësime për korrupsionin dhe koncesionet”, tha deputetja e PD-së në Kuvend.

Lini një Përgjigje