TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 18:05

Rama-Berisha pazar për të kapur drejtësinë? Alibeaj: Komisioni i posaçëm do të ngrihet për të kontrolluar SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Rama-Berisha pazar për të kapur drejtësinë? Alibeaj:

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeja, ka folur sa i përket një Komisioni që pritet të ngrihet në kuvend për të kontrolluar SPAK-un.

Sipas tij, kjo është një kambanë alarmi, pasi po përpiqen të izolojnë Strukturën e Posaçme Antikorrupsion. Alarmi i tij vjen pas zërave se në Kuvend do të ngrihet një komision, që do të kontrollojë i institucionet e pavarur. Berisha e ka dhënë aprovimin dhe duket se po bëhen pazare kundër drejtësisë.

“Eduart Shalsi ka thënë muaj më parë se do përgatisim Komision, nën justifikimin e të drejtave të njeriut, e ka pranuar që të ketë Komision brenda parlamentit, që do të shqyrtojë në thonjëza ankesat ndaj SPAK. Kur këtë e thotë një zyrtar i lartë, është këmbanë alarmi. Edhe kryeministri e ka thënë se mund të ngrihet Komisioni, për përplasjen që ka pasur me përfaqësuesit e BKH-së. Administrata nuk jep asnjë informacion ndaj SPAK. Parlamenti dhe maxhoranca po përpiqen ta izolojnë SPAK-un. Nga amnistia përfitojnë disa persona, që akuzohen për korrupsion, iu ulet dënimi madje edhe atyre që janë dënuar. SPAK ka meritën se ka thyer tabunë e moshetimit, ka dënuar zv kryeministrin, ka çuar në burg drejtorë, është meritë e madhe që demokracia shqiptare nuk e ka njohur. Por, Struktura e Posaçme duhet të jetë më e shpejtë në veprime. Veprimet e SPAK i përshëndet 70 përqind e popullsisë”, tha Alibeja për News24.

Alibeaj foli më tej edhe për amnistinë penale dhe çfarë është ajo. Ai shpjegoi se nga amnistia do të përfitojnë ata që hetohen nga SPAK dhe janë dënuar nga GJKKO-ja.

“Ne kemi pasur qëndrimin që njerëzit që ndiqen penalisht nga SPAK apo GJKKO të mos falen. Nëse do të miratohet në parlament amnistia penale, sinjali që jep Kuvendi është që SPAK punon, heton, GJKKO dënon hajdutët dhe të korruputuarit, e parlamenti po i nxjerr nga burgu. Ne kemi kërkuar që protestuesit që janë dënuar apo janë në gjykim të mund të përfitojnë. E kemi quajtur pazar amnistinë, sepse propozimi i PS ka qenë që të dënuarit nga SPAK të mund të përfitojnë. Dhe Themelimi e ka pranuar. Kjo është aleancë antiSPAK mes PS dhe Rithemelimit. Pra, që të përfitojnë hajdutët jo me poste tepër të larta, por që kanë mbajtur një post në administratë si drejtor etj. Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit gjithashtu bëri kurban Reformën Zgjedhore”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj spak

Lini një Përgjigje