TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Prill 2024, 20:49

“Qëndron djalli në detaje”, Alibeaj kritika amendamentit të Bardhit për amnistinë: U jepet dora hajdutëve të administratës

Shkruar nga Pamfleti

“Qëndron djalli në detaje”, Alibeaj kritika amendamentit

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar në foltoren e parlamentit amendamentin për amnistinë penale. Alibeaj gjithashtu kritikoi amendamantin e propozuar nga Rithemelimi.

Ai e quajti skandaloz faktin që nga kjo amnisti do të përfitojnë drejtorët e dënuar nga GJKKO. Për amendamentin e Bardhit ai tha se në të qëndron djalli në detaje. Alibeja u shpreh se u jepetet dora hajdutëtëve të administratës

“Djalli qëndron në detaje! Neni 5 për të cilin kë rëndë dakord thotë përfitojnë 1.5 vite burra, 2 vite gra të dënuar nga GJKKO bazuar në nenin 75 A shkonja b,c,ç. Po shkronja a, parashikon të gjitha veprat penale që fillojnë me K, korrupsion pasiv dhe aktiv i zyrtarëve të lartë. Ky është djalli, 1.5 për burra, 2 për gra të dënuar nga GJKKO. Ju jepet dora hajdutëve të administratës. Nuk ka ministra nuk ka kryeministër, por nga pozicioni i sekretarëve të përgjithshëm, drejtorët përfitojnë. Shkronja A, neni 75 A. Lexojeni, është përjashtuar.

Për protestuesit është akoma më e thjeshtë. Në fakt protestues të PD-së të PS-së po të të doni, të Tetarit, Astirit, Shkozës, o janë në ndjekje penale o janë dënuar o janë në gjykim për një depozitë tjetër është neni 236 i Kodit Penal paragrafi 2. Kjo është akuza që kanë vendosur”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj pd amnistia penale

Lini një Përgjigje