TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 22:06

Ola Xama: Drejtorët e Veliajt i dhanë tender pronarit të rezidencës te Kodra e Diellit, rregulluan shtëpitë me paratë e shtetit

Shkruar nga Pamfleti

Ola Xama: Drejtorët e Veliajt i dhanë tender pronarit të

Gazetarja Ola Xama ka folur lidhur me arrestimet e fundit të SPAK në bashkinë e Tiranës. Ajo tregon se Redi Molla dhe Mariglen Qato, i kanë banesat e tyre, në rezidencën Kodra e Diellit, afër banesës së kreut të bashkisë, Erion Veliaj.

Xama tha se këta drejtorë i kanë dhënë tenderin pronarit të zonës rezidenciale, pra duke rregulluar shtëpinë me paratë e shtetit.

“Kur po shikoja të dhënat e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, këta e dinë të gjithë se i kanë shtëpitë te Kodra e Diellit, i kanë dhënë atij që ka Kodrën e Diellit, edhe tenderin që të bëjë sistemimet dhe kanalizimet e ujësjellësit, gjithë ato mijëra euro tenderi, te shtëpia e tyre. Pra edhe për të rregulluar shtëpinë e tyre kanë bërë tender.

Po të shohësh edhe te kompania e hotelit në Durrës, kanë aksione 4 kompani. Njërës ia kanë vënë emrin “Res Tour”, tjetri “Eti Tour”, i Elvi Tivarit, drejtor i shitjeve në ujësjellës, Dritan Kadiu ia ka vënë “Daku Tour”. Pra edhe me emrat kanë përdorur tallje, duke vënë inicialet e tyre”, tha Xama për “TPZ”.

Lini një Përgjigje