TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 22:00

“Në SPAK ata me 10 mijë lekë ose arka peshku”, Çlirim Gjata: Përjashtimi nga amnistia është shkelje e barazisë

Shkruar nga Pamfleti

“Në SPAK ata me 10 mijë lekë ose arka peshku”,

Juristi dhe anëtari i Kryesisë së PD, Çlirim Gjata, ka folur në lidhje me amnistinë penale të miratuar sot në Parlament. Gjata u shpreh se gabimi që është bërë me Reformën në Drejtësi është përfshirja e veprave si korrupsioni me shifra të vogla në punën e SPAK.

Sipas tij përjashtimi i një kapitulli të Kodit Penal tërësisht, si ai i GJKKO, nga një amnisti penale është shkelje e barazisë para ligjit.

“Nuk di të ketë një Pazar që na jepni vulën, t’iu japim amendamentin. Te njerëzit është krijuar ideja se drejtorët e arrestuar tani do lirohen, jo mo jo. Gabimi që kanë bërë me reformën në drejtësi ka qenë që kanë futur te SPAK këta me 10 mijë lekë, me arka peshk. Ajo nuk përfiton për shembull.

Parimisht duhet të dimë një gjë, nuk mundet të ndërmarrësh një amnisti dhe të përjashtosh një kapitull tërësisht. Mund të përjashtosh një vepër të caktuar, por jo 100%. Nuk mund të përjashtosh tërësisht ata nga GJKKO, është shkelje e barazisë para ligjit”, u shpreh ai në "News24".

 

clirim gjata spak amnistia penale

Lini një Përgjigje