
Gazetari Arian Çani duke folur rreth raportit vjetor të bërë nga kreu i SPAK, Altin Dumani, deklaroi se Prokuroria Speciale ka në dorë dosje “të tmerrshme”.
I ftuar në emisionin “Now” në “Euronews Albania” Çani tha, se Altin Dumani gjatë raportimit të tij në një farë mënyre dha mesazhe për policinë, kryeministrin dhe ministrin e punëve të brendshme.
“Ai është kryetari i një institucioni shumë të përfolur tani. Ai duhet të japë edhe mesazhe të tilla që mirë po biem majtas e djathtas, por do fillojmë të biem edhe nga policia. Ai i çon mesazh kryeministrit, Taulant Ballës dhe të gjithë policisë poshtë.
Mesa duket paska dosje të tmerrshme që akoma pritet të ekzekutohen tani. Në një farë mënyrë, mua më shumë se i shqetësuar për atë që ka ndodhur më duket i shqetësuar për atë që do të ndodhë”, tha Arian Çani.
Lini një Përgjigje