TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 22:17

Sa para fiton një eskortë? 1274 vajza ofrojnë shërbime seksuale në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Sa para fiton një eskortë? 1274 vajza ofrojnë shërbime

Gazetarja Lusi Përgjegji tha se aktualisht në Shqipëri janë 1274 vajza të huaja, të cilat punojnë si eskorta.

Ajo u shpreh se tarifat e tyre variojnë në varësi të vendit ku ofrojnë shërbimin. Gazetarja shton se pagesat nisin nga 80 euro për gjysmë orë, deri në 5-6 mijë euro për 24 orë.

“Është një faqe ku gjithë vajzat, nga e gjithë bota që punojnë si eskorta janë të regjistruara, rezulton që në Shqipëri, në total janë 1274 profile që ushtrojnë aktivitetin brenda territorit të vendit tonë. Disponohen, në fakt ka dy forma si ato punojnë. Punojnë në ambiente që zgjedh klienti, apo edhe në ambiente që e zgjedhin ato, që kryesisht janë ose hotele ose shtëpi që i përdorin për të kryer aktivitetin. Në varësi të vendit ku ofrojnë shërbimin, variojnë edhe tarifat, duke nisur nga 80 euro për gjysmë orë, deri në 5-6 mijë euro për 24 orë”, tha ajo për “Abc News”.

Lini një Përgjigje