TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Prill 2024, 22:50

Dosja ‘5D’, Artan Hoxha: Goditje politike për Veliajn, opozita duhet ta shfrytëzojë!

Shkruar nga Pamfleti

Dosja ‘5D’, Artan Hoxha: Goditje politike për Veliajn, opozita

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për korrupsionin që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës me kompaninë e drejtorëve, "5D Konstruksion", tha se kjo është një goditje politike dhe morale për Veliaj.

I ftuar në emisionin “Të Pa ekspozuarit”, Hoxha tha se tani kjo duhet të shfrytëzohet nga kundërshtari, opozita, për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Si drejtues i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj, e humbi në zgjedhjet e lokale sepse humbi Kavajën dhe e iu përsëriten zgjedhjet në Rrogozhinën, dhe sot kryetari i Rogozhinës që mbështeti Veliaj është në SPAK.

Kjo është goditja politike dhe kjo patjetër që dëmton ne tërësi të tërën, dëmton Ramën. Edhe pse kur e shikon te ajo lufta e brendshme qe kanë duket se e avantazhin liderin sepse duket sikur lideri po mban balancat e atyre që janë poshtë tij.

Në rastin konkret në të tërën , goditja është shumë të madhe si morale dhe politike. Problemi është se sesi do të shfrytëzohet kjo nga kundërshtari, nga opozita, si do të kthehet kjo në votë”, tha Hoxha.

hoxha

Lini një Përgjigje