Pranvera ka marrë përkohësisht pamje dimri në veri të vendit, ku reshjet e dëborës janë rikthyer në zonat malore të Kukësit.
Pas një rënieje të ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të shiut, dëbora ka përfshirë lartësitë mbi 1000 metra, duke zbardhur fshatra si Turaj, Breki, Shishtavec, Novosej, Borje, Shkinak dhe Buzmadhe.
Deri më tani nuk raportohen probleme në qarkullimin e mjeteve apo në jetën e banorëve.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën, ndërsa kushtet e motit mbeten të paqëndrueshme.
Lini një Përgjigje