TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Prill 2024, 19:53

“Bomba” e Rai-t, Gjokutaj: Investigimi nis dhe mbaron me Ramën, del në anën e krimit dhe jo të shtetit

Shkruar nga Pamfleti

“Bomba” e Rai-t, Gjokutaj: Investigimi nis dhe mbaron me Ramën,

Avokati Genc Gjokutaj, ka analizuar investigimin e RAI-3 për lidhjet dhe punët e errëta të qeverisë shqiptare me mafian italiane dhe jo vetëm.

Gjatë bisedës në ‘Task Force’ me Sonila Meçon, Gjokutaj deklaroi se, investigimi italian nis dhe mbaron me Edi Ramën, duke e nxjerrë përgjegjës për të gjitha që kanë ndodhur në Shqipëri gjatë pushtetit të tij.

Don Agaçio, ka qenë refren i opozitës në të gjitha fjalimet dhe ky titull simbolizon pikërisht këtë që u tha. Flitet për një rrethanë të caktuar, dhe sa afera të tjera në atë pozicion si sekretar i Përgjithshëm të qeverisë.

Ky emision është një moviolë e të gjithë krimit shtetëror në Shqipëri, i lidhur me mafian italiane. Ky emision po ta shikon fillon dhe mbaron me ‘gjithmonë ai’, Edi Ramën. Ky emision e nxjerr në anën e krimit dhe jo anën e shtetit.

Rama në goditje të prokurorëve që kanë  hetuar dhe kanë tentuar të hapin petët e lakrorit dhe në bashkëpunim me mafiozët. Ky emision çjerr të gjithë demagogjinë e Ramës për përgjegjësinë individuale.

E gjithë mbrojtja që bën Rama është se hanë fruta pas kurrizit tim dhe është përgjegjësi individuale. Nuk është përgjegjësi individuale.

Nuk është përgjegjësi individuale, por është përgjegjësi e Edi Ramës, kryeministri i Shqipërisë dhe Engjëll Agaçi, se këta të dy janë në kryeministri. Agaçi është më i rëndësishëm se sa zv/kryeministri”, tha Genc Gjokutaj në SYRI TV.

 

Lini një Përgjigje